Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LSI i kërkon Prokurorisë të hetojë Kryeministrin që mashtroi për audio-përgjimin, i cili sipas tij implikon vëllain e ministrit të brendshëm në trafikun e drogës. Sipas kreut të grupit të LSI Rama ka kryer hetime paralele në lidhje me audio-përgjimin, gjë që bie në kundërshtim me ligjin
Vasili: Përse kryeministri bën hetime?! Bën edhe manipulime paralele. Sepse është një mashtrim paralel i mirëfilltë. Ekzekutivi nuk ka të drejtë të bëjë hetimet, nuk heton kryeministri. Nuk e kanë bërë as shtetet e diktaturës të paktën për sy e faqe.
Vasili hodhi akuza të ashpra edhe ndaj prokurorisë duke e quajtur armike të qytetarëve dhe totalisht në shërbim të Kryeministrit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/audo-pergjimi-lsi-prokuroria-te-hetoje-rama-nuk-ka-te-drejte-te-bej-hetime