Ora News - PD në Prokurori për audio-përgjimin: Duhej të vinte Agron Xhafaj, jo ne

2018-05-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre zyrtarët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me përgjimin e PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

I pari që doli nga Prokuroria ishte eksperti ligjor në PD, Gazmend Bardhi, i cili tha se është pyetur rreth fakteve dhe provave të publikuara nga PD, ndërsa shtoi se duhen dënuar personat e përfshirë në trafik droge.

Gazment Bardhi: Siç ju e dini ne sot ishim në cilësinë e personave që kemi apo që mund të japim të dhëna mbi hetimin që ka nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sigurisht që faktet dhe argumentat tona tashmë janë publike. Jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimit me pushtetin nga ministri i Brendshëm dhe qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të ministrit të Brendshëm. Unë jam jurist dhe sigurisht që do të bashkëpunoj me organin e Prokurorisë sa herë që të thirrem por nuk mund të rri dot pa shprehur shqetësimin tim që kjo është Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka për detyrë të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge që është vëllai i ministrit të Brendshëm nuk është marrë ai i pari në pyetje por jemi marrë ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje ministri i Brendshëm që i lehtëson veprimtarinë kriminale vëllait por jemi marrë ne që e denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje akoma Kryeministri që ka krijuar një alibi publike ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafajt. Por ndërkohë nuk ju bën ju me dijeni dhe besoj se ju nuk e keni aktin e ekspertimit. Dhe prokuroria do të duhet të kishte sekuestruar këtë material privat, siç e quan kryeministri sepse është një e dhënë që i ndihmon hetimet.

Prandaj edhe thirrja ime publike ndaj organit të Prokurorisë është që të fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji. Dhe drejtimi i duhur që i kërkon ligji është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individët e përfshirë në krim të organizuar dhe individët që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm.

Deputeti Ervin Salianji mbërriti në prokurori me një pankarte ku shkruhej ?Unë nuk jam Ervin Salianji? ironi e përdorur ndaj deklarime të vëllait të Ministrit të Brendshëm, tha se Prokuroria është e fokusuar më tepër te kallëzimi i rremë i Xhafajt sesa te akuzat ndaj tij, ndërsa paralajmëoi se ka edhe te tjera pjese të përgjimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zyrtaret-e-pd-se-sot-ne-prokurori-audio-pergjimin-e-agron-xhafajt