Edhe sektori i bimeve mjekesore kerkon masa per kursin e këmbimit

2018-05-21 0

Pas kërkesave të industrisë së fasonëve për ndërhyrje në treg nga ana e autoriteteve në mënyrë që të frenohet rënia e monedhës Euro, një tjetër kërkesë vjen nga sektori i bimëve medicinale. Presidenti i shoqatës së eksportuesve kërkoi marrjen e masave të menjëhershme në një thirrje drejtuar qeverisë.

Filip Gjoka thotë se ndikimi te sektori i bimëve aromatike - medicinale do të jetë në uljen e fitimeve të kësaj industrie prodhuesish dhe në shkurtimin e vendeve të punës, masë e cila do të japë efekte të drejtpërdrejta në këtë sektor dhe në ekonomi.

Shoqata kërkon një tryezë të përbashkët me aktorë të qeverisë dhe Bankës Qëndrore në mënyrë që të sqarojë situatën për dobësimin si të Euros edhe të Dollarit. Sektori i bimëve medicinale eksporton çdo vit rreth 40 milionë Euro mallra dhe ka rreth 90 mijë të punësuar.