PD vijon bllokimin e komisioneve parlamentare

2018-05-21 0

Opozita ka paralajmëruar një tjetër përgjim që implikon në trafikun e lëndëve narkotike Agron Xhafajn, gjatë kohës kur i vëllai i tij Fatmir Xhafaj ishte ulur në karrigen e ministrit të Brendshëm. Deklarata e fortë erdhi nga deputeti Flamur Noka në Komisionin e Ekonomisë, ku të zgjedhurit demokratë nuk lejuan vijimin normal të mbledhjes.

"Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk largojmë ministrin e Brendshëm, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë Kryeministrin".

Por kjo deklaratë e Nokës ndezi më shumë debatin në Komision.

Erjon Braçe: "Bujrum urdhëroni merreni me dhunë pushtetin si në '96, kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin".

Tonet e ashpra dhe përplasjet verbale nuk munguan as në Komisionin e Ligjeve, ku demokratët nuk lejuan vijimin normal të mbledhjes.

Oerd Bylykbashi: "Ky komision s?do vazhdojë punë më tutje pa u shkarkuar Fatmir Xhafaj".

Ulsi Manja: "Më lini të vijoj detyrën".

Kryeministrin e akuzuan se tashmë ka gati skenarin që synon mbylljen e hetimeve pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të Brendshëm për trafik droge.

Gent Strazimiri: "Janë aq të forta provat sa sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë u takua me Donika Prelën, do hetojnë nëse Agroni është i dyshuar apo jo, mos u ktheni në koperturë të narkotrafikut dhe narkopolicisë".

Pas akuzave opozita braktisi mbledhjen e komisionit, ndërsa Ulsi Manja përgjigjen ia dha duke i kujtuar dëshmitarin X.Opozita ka paralajmëruar një tjetër përgjim që implikon në trafikun e lëndëve narkotike Agron Xhafajn, gjatë kohës kur i vëllai i tij Fatmir Xhafaj ishte ulur në karrigen e ministrit të Brendshëm. Deklarata e fortë erdhi nga deputeti Flamur Noka në Komisionin e Ekonomisë, ku të zgjedhurit demokratë nuk lejuan vijimin normal të mbledhjes.

"Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk largojmë ministrin e Brendshëm, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë Kryeministrin".

Por kjo deklaratë e Nokës ndezi më shumë debatin në Komision.

Erjon Braçe: "Bujrum urdhëroni merreni me dhunë pushtetin si në '96, kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin".

Tonet e ashpra dhe përplasjet verbale nuk munguan as në Komisionin e Ligjeve, ku demokratët nuk lejuan vijimin normal të mbledhjes.

Oerd Bylykbashi: "Ky komision s?do vazhdojë punë më tutje pa u shkarkuar Fatmir Xhafaj".

Ulsi Manja: "Më lini të vijoj detyrën".

Kryeministrin e akuzuan se tashmë ka gati skenarin që synon mbylljen e hetimeve pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të Brendshëm për trafik droge.

Gent Strazimiri: "Janë aq të forta provat sa sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë u takua me Donika Prelën, do hetojnë nëse Agroni është i dyshuar apo jo, mos u ktheni në koperturë të narkotrafikut dhe narkopolicisë".

Pas akuzave opozita braktisi mbledhjen e komisionit, ndërsa U...