Opozita bllokon Komisionet Parlamentare - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Strategjia e opozites ne komisionet parlamentare edhe kete jave ka qene e njëjte. Deputetet e PD dhe LSI kane bllokuar punën e parlamentit duke kerkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit te brendshëm.



Tek Komisioni i Ligjeve opozita diskutimin per ligjin e avokatisë e shndërroi ne debat per mbrojtjen e krimit qe sipas saj po ben qeveria.



Me pas opozita u largua nga mbledhja dhe mazhoranca vazhdoi e vetme miratimin e ligjit.



I njëjti skenar eshte përsëritur tek Komisioni i Ekonomisë, ku PD ngriti shqetësimin se per shkak te lidhjeve te qeverise me krimin po bllokohet integrimi.



Bllokimi i komisioneve dhe seancës plenare do te jene pjese e aksionit opozitar te paktën deri te shtunën kur do te zhvillohet protesta per largimin e ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj.