Shtohen të sëmurët me varicelë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-21 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per sa kohe ne kalendarin e vaksinave nuk është injeksioni kundër varicelës, e njohur ndryshe lija e dhenve, kjo sëmundje infektive do te jete e pranishme ne vendin tone.



Sëmundja qe prek kryesisht moshat nen 10 vjeç, kulmin e përhapjes e ka ne dimër dhe pranvere. 25 raste me komplikacione nga lija janë shënuar nga janari deri tani. Mjekja e shërbimit te pediatrisë infektive Rajda Petrela tregon se si shfaqet varicela dhe kohen kur duhet izoluar pacienti.



Varicela është nje sëmundje qe zgjat me dite deri disa jave. Sipas mjekeve nuk rekomandohen banjat dhe as përdorimi i antibiotikeve pa rekomandim. Disa antipiretikë jane te rrezikshëm per t?u përdorur gjate sëmundjes se lisë.



Per shkak te kostove te larta, vaksina kundër varicelës nuk është ne kalendarin e detyrueshëm. Ajo behet privatisht ne dy doza ne vitin e pare dhe te pese te jetës, ashtu sikurse fruthi.

Free Traffic Exchange