Gjermania: Të hapen negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania ka dhënë mesazhin e qarte për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Ministri gjerman për europën, Michael Roth në një intervistë për Die Velt theksoi se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në reformën e drejtësisë, si dhe në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, prandaj e meriton mbështetjen në rrugën drejt Europës.

 

?Ballkani Perëndimor është një provë për suksesin e qëndrueshëm të modelit evropian. Njerëzit atje shpresojnë për ?demokraci, liri dhe sundim të ligjit, të kombinuara me siguri dhe prosperitet. Shqipëria ka filluar një proces reformimi të drejtësisë kushtetuese që do ta çojë vendin një hap shumë të madh përpara. Në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sukseset janë arritur. Procesi i pranimit në BE është mënyra më e mirë për të parë se përpjekjet vazhdojnë dhe intensifikohen.?

 

Ministri gjerman per europen shprehu vlerësim edhe per Maqedoninë, qe sipas tij, ka avancuar ne rrugën e reformave.



?Hapja e negociatave për anëtarësim do të jetë për njerëzit, veçanërisht të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni, një shenjë inkurajuese. Megjithatë, rruga drejt pranimit në BE është ende e gjatë dhe në çdo hap të vetëm të lidhur me kushte të qarta. Pra, çështja e fillimit të negociatave për anëtarësim nuk është çështje e automatizmit të pranimit, por është fillimi i një rruge të gjatë. Rëndësia gjeopolitike e Ballkanit Perëndimor shpesh nënvlerësohet. Për një ?stabilizim dhe demokratizim të rajonit, nevojitet niveli i duhur i inkurajimit dhe i kushteve të qarta.?



Duke aluduar në përpjekjet e Rusisë për ndikimin në rajon, ministri Roth ka shtuar se është koha e veprimit dhe inkurajimit pasi hapësirat boshe do të përdoreshin nga ata që interesohen për destabilitet. Roth ishte pak dite me pare ne nje vizite zyrtare ne Tirane, ku theksoi domosdoshmërinë integrimit te Ballkanit Perëndimor.