http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtimore të 45-vjetorit të Revoltës në burgun e Spaçit, ku ishin gjithashtu të pranishëm deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe autoritetet vendore, Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, Ambasadori italian Alberto Cutillo, Ambasadorja e Francës, Christina Vasak, përfaqësues të bashkësive fetare, të organizatës ?Komisioni Drejtësi dhe Paqe?, ish-të burgosur e të përndjekur politikë, familjarë të tyre si dhe anëtarë të shoqërisë civile.
?Jemi sot këtu, në rrënojat e amfiteatrit më të përgjakur të krimeve të diktaturës, për të prekur nga afër të vërtetën e një historie të pazakontë qëndrese heroike dhe për t?u takuar me ju dhe familjet tuaja, që keni përjetuar përndjekjet dhe dhimbjet e një diktature nga më të egrat në botë. Përballja me të shkuarën dhe çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz për të gjithë politikën dhe shoqërinë tonë.Ne jemi një komb evropian dhe historia jonë nuk mund të trajtohet jashtë perspektivës evropiane të Shqipërisë.Mos harrojmë se vetë integrimi evropian është krijuar dhe ka në themel një aleancë kundër tmerreve të diktaturave të kaluara fashiste e komuniste."
Kreu i shtetit tha se perkujtimi i viktimave dhe gjetja e eshtrave të atyre që u zhdukën në këtë burg, është detyre e të gjithë shoqërisë dhe e institucioneve në vecanti.