Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj pasi doli nga Prokuroria për Krime të Rënda ku edhe dëshmoi në lidhje me audio përgjimin, tha se kishte bërë kërkesë në Prokurori, që ai të ishte përfaqësuesi i viktimave të trafikimit të narkotikëve.
Enkelejd Alibeaj: Dua të sqaroj faktin që erdha me vonesë sepse këtë mëngjes unë isha në përkujtimin e 45-vjetorit të revoltës së Spaçit.
Në fakt ky vend ka sot nevojë për një revoltë si ajo e Spaçit, ku njerëz dinjitozë, të burgosur nga një sistem diktatorial gjetën kurajon, frymëzimin për ti rënë në kokë sistemit diktatorial më të fortë. Për këtë edhe unë erdha sipas detyrimit ligjor të dëshmoj për ato që tashmë është bërë e ditur, mbi faktet penale, të dëshmuara dhe të konfirmuara para prokurorit. Në fakt duhet të kishin ardhur të tjerë persona dhe duhet të vijnë të tjerë persona.
Për interesin tuaj po ju them edhe dicka tjetër. Duke qenë se kodi i procedurës penale i ndryshuar parashikon mundësinë që edhe përfaqësues të viktimave kanë të drejtë të marrin një pozitë proceduriale brenda procedimit penal unë shfrytëzova këtë lloj mundësie qoftë edhe në statusin e deputetit, përfaqësues i publikut, viktima e madhe e fenomenit të trafikimit të narkotikëve kam bërë kërkesë përpara prokurorisë që që sot edhe në vazhdim të jem përfaqësuesi i viktimave të këtij fenomeni kriminal. Që do të thotë, në bazë të parashikimeve ligjore unë deputeti Enkelejd Alibeaj kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh, kqyrje, bërje aktesh, akte të tjera hetimore si një mundësi që procesi penal mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj.
Nëse ka marrë përsipër kokat e prokurorisë, procesin penal nuk ka për ta marrë. Viktimat janë të gjithë shqiptarët dhe është detyra ime, juaja dhe e gjithkujt për të mbrojtur jetën dhe të ardhmen në këtë vend. Unë brenda këtij procesi do të ushtroj të gjitha të drejtat e mia. Dëshmitarë të gjithë ata që kanë rezultuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/alibeaj-kam-kerkuar-te-jem-perfaqesuesi-i-viktimave-te-trafikimit-te-narkotikeve