Masa të ashpra deri në heqjen e lejes së ndërtimit për të gjitha subjektet ndërtimore që hedhin mbetjet inerte në venddepozitime të palicensuara.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili së bashku me nënkryetarin e Bashkisë, Arbian Mazniku inspektuan një nga hotspotet e krijuara në Mëzez nga depozitimi prej vitesh në mënyrë të paligjshme i mbetjeve inerte.
Ministri Klosi bëri të ditur se 30 subjekte ndërtuese janë penalizuar nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit për hedhje të mbetjeve inerte jashtë vendepozitimeve të licensuara.
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se trajtimi i natyrës si një mall pa zot është krejtesisht i papranueshëm dhe se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo subjekt që merret me gjenerimin, transportin dhe depozitimin e mbetjeve inerte. Ministri Klosi kërkoi gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar cdo rast flagrant të shkeljes së lligjit.
Situata që ka kjo sipërmarrje ka sot me mjedisin është krejtësisht e papranueshme pasi drejtuesit e këtij biznesi do të duhet të trajtojnë mbetjet në venddepozitimet e licensuara nga bashkia dhe jo natyra të jetë venddepozitimi për mbetjet.
Inspektoriati i Mjedisit së bashku me inspektoriatin e bashkisë kanë penalizuar mbi 30 subjekte të cilët janë kapur në shkelje të ligjit, por kjo është një masë e pamjaftueshme. Do të vazhdojmë me masa më të ashpra duke shkuar deri në heqjen e lejes për ndërtim të këtyre subjekteve pasi nuk mund të tolerojmë që mjedisi të trajtohet si mall pa zot.