Ora News - Revolta e Spaçit, Meta: Të ngrihet përmendore! E shkuara të trajtohet me transparencë

2018-05-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 45-vjetorin e revoltës së Spaçit, kreu i shtetit Ilir Meta kërkoi ngritjen e një përmendoreje në kujtim të të gjithë disidentëve. Gjatë fjalës së tij, Presdienti tha se është obligim që të gjenden dhe të nderohen eshtrat e të vdekurve të asaj periudhe.

Meta theksoi se e shkuara duhet të trajtohet me transparencë, ndërsa theksoi rëndësinë e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit.

Meta: Trajtimi me objektivitet dhe paanshmëri të të vërtetave historike merr një rëndësi të veçantë. Ne jemi një komb europian dhe historia jonë nuk mund të trajtohet jashtë perspektivës europiane të Shqipërisë. Vetë integrimi Europain është krijuar dhe ka në themel një aleancë kundër tmerreve të kaluara të diktaturës fashiste dhe komuniste. Ky projekt vazhdon!

Në këtë këndvështrim vendi ynë duhet të vazhdojë trajtimin e të kaluarës me transparencë dhe drejtësi për rehabilitimin, integrimin dhe dëmshpërblimin e shtresës së të përndjekruve politikë. Disitenca shqiptare meriton të kujtohet dhe të shkruhet dhe plotësohet e gjithë historia e saj. Ngritja e një përmendoreje në kujtim të disidencës, viktimave të pafajshme të diktaturës, vuajteve të tyre është një detyrimi i shoqërisë ashtu sikurse është oblikim gjetja dhe nderimi i eshtrave të të vrarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/revolta-e-spacit-meta-te-ngrihet-permendore-e-shkuara-te-trajtohet-me-transparence

Free Traffic Exchange