Komisioni i Ligjeve është zhvilluar mes de" /> Komisioni i Ligjeve është zhvilluar mes de"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Ligjeve është zhvilluar mes debateve të ashpra, pasi deputetët e opozitës nuk kanë pranuar që ky komision të zhvillojë punimet normalisht.
Kryefjala e opozitës ishte akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Oerd Bylykbashi: të dyjanë të përfshirë kokë e këmbë, njëri si ministër, tjetri si trafikant. Ti bëhesh palë me ta bashkë me kolegët e tu.
Ulsi Manja: Ti më kërkon mos bëj detyrën?!
Klevis Balliu: Për procedurë, zoti Manja
Ulsi Manja: Zoti Haxhia edhe përfaqësuesi i ministrisë së Drejtësisë të jeni korrekte
Klevis Balliu: Për procedurë, zoti kryetar
(Debatet mes opozitës kanë vijuar me tone të larta)
Pasi opozita braktisi komisionin, kryetari Ulsi Manja tha se ky nuk është komisioni Babales, referuar këtu dëshmisë së Albert Veliut, i cili është cilësuar si dëshmitari X që u publikua nga PD.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-braktis-ligjet-manja-nuk-eshte-komisioni-i-babales