14 tërmete tronditin Vlorën, banorët: Jemi tromaksur, prej 60 vitesh s'kishim parë lëkundje të tilla

2018-05-20 0

Plot 14 tërmete me magnitudë nga 2.3 deri në 4.5 ballë, kanë tronditur gjatë natës së kaluar jugun e Shqipërisë. Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Vlorës, 14 km nga Orikumi, dhe me një thellësi prej 2 km. Nuk raportohet për persona të lënduar, por në fshatrat Bashaj, Matogjin e Vërmik mësohet se janë dëmtuar disa banesa. Dëmtimi i shtëpive ka ndodhur për shkak se epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi vetëm 2 km në tokë.