http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mali i Zi mund të ndërtojë një gardh në kufirin me Shqipërinë për të ndaluar emigrantët. Vendimi është bërë i ditur nga kreu i departamentit për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror ne malin e zi Vojislav Dragovic.
"Në rastin e një fluksi të madh të emigrantëve, ne mund të ngremë një gardh me tela me gjemba në kufirin me Shqipërinë", tha ai për televizionin shtetëror malazez.
Sipas Dragoviç, mijëra emigrante nga lindja e mesme dhe Afrika e Veriut, po e përdorin Malin e Zi si një rrugë të re për të depërtuar në vendet e Bashkimit Europian.
Edhe shumë vende të tjera kanë vendosur barriera të tilla për kalimin e emigrantëve. Hungaria vendosi tela me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës së vitit 2015 kur në Europë u dynden më shumë se 1 milionë emigrantë.