Report TV - Berat, Klosi: Së shpejti investim për menaxhimin e venddepozitimit të mbetjeve

2018-05-20 0

Nga Berati ku vijon turi ?Puna për Shqipërinë që duam? ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi u kërkoi qytetarëve që të denoncojnë të gjithë drejtuesit dhe nëpunësit e korruptuar apo që nuk kanë kryer detyrën e tyre. Ministri paralajmëroi të gjithë drejtuesit e institucioneve se janë në monitorim të rreptë për komunikimin e tyre për çdo problem të ngritur nga qytetarët.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se Berati duhet të zgjerojë ofertën turistike nga 1 ditore përgjatë gjithë vitit për të pasur më shumë mirëqenie dhe të ardhura. Ministri Klosi tha se së shpejti do të marrë fund edhe problematika e venddepozitimit të mbetjeve pranë lumit. Gjatë takimit të llogaridhënies në Poliçan ministri Klosi tha se është marrë vendimi për revokimin e lejeve të guroreve në malin e tomorit.