Klosi: Revokojme lejet per guroret ne Tomorr

2018-05-20 4

Lejet mjedisore për guroret në malin e Tomorrit do të revokohen. Kështu shprehet Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi në një takim me banorët e Beratit, në vijim të turit ?Puna për Shqipërinë që duam?.

?Eshtë e tmerrshme ajo që ka ndodhur në malin e Tomorrit. Është e tmerrshme që mali i Tomorrit vazhdohej të shfrytëzohej në mënyrë krejtësisht jo të rregullt përsa i përket interesave të njerëzve, të komunitetit shumë të madh bektashi dhe të njerëzve që e shikojnë malin e Tomorrit si mal të shenjtë. E kemi thënë në fushatë, e kemi kërkuar shpesh që ato që shfrytëzojnë guroret në malin e Tomorrit, të kishin një trajtim normal të mjedisit. Nuk e bënë kurrë dhe ne prandaj kemi marrë vendim që atyre guroreve t?u revokojmë lejet, derisa në kuadër edhe të gjitha poltikave që kemi në të gjithë Shqipërinë trajtimi i malit të bëhet me norma e parime, nisur edhe nga e mira e përgjithshme e qytetarëve dhe komunitetit që jeton në këtë zonë kaq të bukur". 

Klosi thotë se do të marrë fund edhe problematika me mbetjet që depozitiohen pranë lumit Osum.

"Është e pafalshme që ne të kemi akoma vend depozitime pranë lumit dhe kur del lumi e fryhet e ka më shumë reshje, plehrat e Beratit, apo të Urës Vajgurore, apo të Poliçanit e Skraparit, shpërndahen gjatë gjithë rrjedhës së lumit dhe krijohet një situatë si ajo që na u krijua vjet në dimër, e cila nuk është fare prezantuese e qarkut tonë kaq të bukur dhe kaq të mrekullueshëm".

Ministri Klosi u kërkoi qytetarëve që të denoncojnë të gjithë drejtuesit dhe nëpunësit e korruptuar apo që nuk kanë kryer detyrën e tyre duke paralajmëruar të gjithë drejtuesit e institucioneve se janë në monitorim të rreptë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange