Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin në rrugët e kryeqytetit për zbatimin e Planit Operacional ?Tispol Maj 2018?. Nga kontrolli i ditës së sotme, uniformat blu kanë ndaluar një shofer autobusi, i cili drejtonte mjetin me patentë të falsifikuar.
Sipas policisë, është shoqëruar shtetasi me iniciale F.K., 36 vjeç, i cili u konstatua duke drejtuar mjetin tip ?Autobuz? për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.
Drejtuesi i mjetit u kap në kushtet e flagrancës dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore e Proceduriale nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar.