Polumbarët e RENEA-s në kërkim të 20-vjeçarit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Polumbarët e Reneas rinisën mëngjesin e kësaj të diele kërkimet për të riun të cilin e mori rrjedha e ujit një ditë më parë në ?Shpellën e Pëllumbasit?, në Tiranë.



20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia teksa po ecte mbi shkëmbinj, së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë. Ndërkohë të riun tjetër dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit.



Ekipet e polumbarëve rinisën kërkimet në grykëderdhjen e lumit Erzen për gjetjen e 20-vjeçarit. Ky nuk është rasti i vetëm, ku ekskursionet në Shpellën e Pëllumbasit kanë përfunduar tragjikisht. 4 vite më parë një tjetër i ri humbi jetën pasi ra në Kanionin e Erzenit.

Free Traffic Exchange