Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka vijuar takimet në kuadër të Turit të llogaridhënies publike ?Puna për Shqipërinë që Duam?, në njësitë Grabian dhe Gradishtë të Bashkisë Divjakë.
Në takim morën pjesë edhe deputeti i zonës, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat Erjon Brace, Kryetari i Bashkisë Divjakë si dhe drejtuesit e institucioneve kryesore vendore.
Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj tha se Partia Socialiste dhe qeveria kanë një qasje të re sa i takon komunikimit dhe llogaridhënies para qytetarëve:
Ne si përfaqësues të popullit por dhe të ekzekutivit, kemi vendosur që të vijmë jo thjesht për zgjedhje, por të vijmë sa më shpesh për t?ju dhënë llogari, për t?ju takuar, për të prekur territorin, për të folur me njerëz, për të ndarë së bashku hallet dhe problemet. Për mua është shumë e rëndësishme e gjithë iniciativa dhe ju e keni parë që qeveria bën mbledhje mujore në territore të ndryshme të Shqipërisë, vetëm për një qëllim, të jemi afër njerëzve dhe për të thyer atë traditën e dikurshme ku qeveria distancohej nga njerëzit dhe bënte politikat nga zyra.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj