Për dy ditë rresht, vendin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë e kanë zënë fëmijët jetimë. Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Jetimëve, fëmijët zhvilluan një seancë plenare ku shprehën qetësisht, ndryshe nga politikanët tanë, kërkesat e tyre për më shumë vëmendje dhe solidaritet.
Vazhdimisht shikoj dhe dëgjoj për padrejtësi që hasen në fusha të ndryshme ndaj kategorive të ndryshme, një padrejtësi e madhe për ne fëmijët që na mungon kujdesi prindëror. Madje as shteti nuk na përfshin në statusin e jetimit, ku mund të përfitohen disa benefite minimale të jetesës. Padyshim që fëmijët jetim kërkojnë një dorë për t?u mbajtur por kërkojnë edhe dashuri
Fëmijët jetimë