Report TV - 14 tërmete trondisin Vlorën, panik te banorët

2018-05-20 0

Plot 14 tërmete me magnitudë nga 2.3 deri në 4.5 ballë, kanë tronditur gjatë natës së kaluar jugun e Shqipërisë. Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Vlorës, 14 km nga Orikumi, dhe me një thellësi prej 2 km. Nuk raportohet për persona të lënduar, por në fshatrat Bashaj, Matogjin e Vërmik mësohet se janë dëmtuar mbi dhjetë banesa. Dëmtimi i shtëpive ka ndodhur për shkak se epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi vetëm 2 km në tokë.

15 familje kanë kaluar natën jashtë, në qiell të hapur, për shkak të lëkundjeve të shumta, të cilat mund të përsëriten. Report Tv ka shkuar këtë mesditë te banesat e dëmtuara, ku banorët kanë rrëfyer tmerrin nga lëkundjet e fuqishme. Banorët kanë rrëfyer për Report Tv tmerrin e përjetuar, teksa shprehen se kanë kaluar natën jashtë, në hënë nga frika e lëkundjeve.