Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 20 shtëpi në bashkinë e Selenicës u dëmtuan si pasojë e 14 lëkundjeve të tërmetit të regjistruara në 24 orët e fundit. Shumë prej shtëpive kanë pësuar dëmtime në mure dhe cati, ndërsa 5 janë të pabanueshme. Banorët e fshtrave më të prekur thanë se e kaluan natën jashtë nga frika, ndërsa sot pranë tyre po qëndrojnë drejtuesit vendorë për konstatimin e dëmeve.
Dhjetra shtëpi u dëmtuan në jug të vendit si pasojë e 14 lëkundje sismike të regjistruara në 24 orët e fundit.
Dëmet më të mëdha janë në territorin e Bashkisë së Selenicës, ku paraprakisht raportohet për 20 shtëpi të dëmtuara nga banorët dhe drejtuesit lokalë.
10 banesa janë dëmtuar në Vernik, 5 në Matogjin dhe 5 të tjera Bashaj.
Një pjesë kanë pësuar krisje të mureve, ndërsa të tjera në cati.
Pesë familje nga këto janë evakuuar nga autoritetet vendore pasi shtëpitë janë bërë të pabanueshme.
Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar vec dëmeve të konsiderueshme materiale.
Sipas IGJEUM, vendi jonë u godit ditën e djeshme nga 14 tërmete, ku më i fuqishmi, sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë, kishte magnitudë 4.5 ballë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/13-termete-godasin-shqiperine-gjate-oreve-te-fundit