Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një video të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.
Në video shfaqet Monika Kryemadhi në një nga takimet elektorale të LSI-së, para se të bëhej aleate me kreun e PD-së Lulzim Basha, duke e quajtur kreun e PD-së ?Luli i vogël?, dhe duke e akuzuar se nënshtrohet nga kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu, Balla u bën thirrje demokratëve të ndershëm që mos gënjehen. ?Demokratë të ndershëm, mos u gënjeni', shkruan Balla në postimin e tij në Instagram. Te shtunen e ardhshme opozita do te protestoje para Kryeministrise kunder qeverise.