Tashmë është kthyer në një traditë zhvillimi i Kupës së Mundjes tradicionale në vendin tonë. Ostreni i Madh në Gollobordë të Bulqizës është bërë vendi pritës i edicionit të 7 të turneut vjetor të kësaj disipline sportive ku morën pjesë mundës të grupmoshave të ndryshme nga Golloborda,Dibra, Maqedonia, Kosova etj.