David Brown skocezi i dënuar për ngacmime seksuale me të mitur prej 12 vitesh vuan dënimin në burgun 302 në Tiranë. I dënuar me 20 vite burg Brown, i është drejtuar gjykatës për të fituar lirinë me kusht meqe ai ka kryer 3/4 e vuajtjes së dënimit. Por për të tretën herë radhazi ka dështuar seanca gjyqësore nga ku do të shqyrtohej kërkesa e tij.
Një gabim administrativ nga gjykata duke mos njoftuar burgun 302 për seancën gjyqësore e kështu mosprezanca e Brown në gjykatë e kanë shtyrë gjyqin për datë 1 Qershor 2018. Në një intervistë telefonike për Report TV skocezi Brown shprehet i shqetësuar për këto zvarritje dhe neglizhencë të gjykatës.
Jam i zhgënjyer nga e gjithë kjo pasi supozohej të isha përpara gjykatës por nuk më transportuan nga burgu në drejtim të gjykatës. Është stresuese pasi për te tretën herë seanca më është shtyrë seanca. Duhet të pres datën 1 qershor. Kjo ndodhi pasi sekretarja e gjykatës nuk kishte njoftuar burgun që unë duhet të isha në atë seance gjyqësore.
David Brown