Report TV - Dita e Jetimëve, Manastirliu: Do të rishikojmë standardet e qendrave

2018-05-20 0

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Jetimëve u zhvilluan disa aktivitete. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në Shtëpinë e Foshnjes në Tiranë u shpreh se po vlerësojmë gjendjen e të gjithë fëmijëve në institucione, ndërsa shtoi se edukatoret do të testohen dhe standardet e qendrave të për kujdesit social do të rishikohen.

Po vlerësojmë gjendjen e të gjithë fëmijëve në institucione, edukatoret do të testohen dhe standardet e qendrave të përkujdesit social do të rishikohen, në mënyre që të parandalojmë çdo fenomen abuziv dhe të garantojmë trajtimin maksimal, në interesin më të lartë të fëmijëve.

Ogerta Manastirliu