Xhaçka : Qeverisim njëlloj për të majtët e të djathtët - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Bulqiza në turin e llogaridhënies publike ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka tha se përballje të tilla shërbejnë për të qenë më pranë komunitetit. Xhaçka u takua me banorë të Njësive Administrative Trebishtë, Ostren dhe Gjoricë ndërsa siguroi se rruga e Arbrit do të ketë impakt të gjerë për të gjithë qarkun e Dibrës.



?Ambicia jonë është që brenda 3 vjetëve, segmenti që lidh Tiranën me Bulqizën të ketë përfunduar. Dhe do të jetë një segment që do të bëhet për 30 minuta. Do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme edhe për të zhvilluar zonën, edhe për ta bërë më atraktive për të gjithë ata të cilët mund të vijnë dhe të shfrytëzojnë ambientet e bukura dhe turistike që ka Dibra?.



Ministrja e mbrojtjes iu përgjigj dhe shqetësimeve te banoreve te zonës.



?Ne mund të mos i kemi mundësitë financiare për të zgjidhur shumë gjëra, por ne nuk kemi absolutisht asnjë justifikim për të mos qenë korrekt deri në fund me punën tonë për t?ju shërbyer juve. Ne jemi sot një mazhorancë që qeverisim vendin, qeverisim njëlloj të majtë e të djathtë, sepse të majtë dhe të djathtë kanë fëmijë për të rritur, kanë familje për të mbajtur, kanë të ardhme përpara si shqiptarë mbi të gjitha, jo si njerëz me përkatësi politike?.



Sipas Xhaçkes disa nga problemet si mungesa e sporteleve për pagesën e energjisë elektrike apo dhe regjistrimet në gjendjen civile në Trebishtë shumë shpejte do të marrin zgjidhje.