Krimea, udhëtim në gadishullin e konfliktit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-20 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krimea, gadishulli i vendosur ne Detin e Zi, për shekuj ka qene një molle sherri mes shume fuqive te mëdha qe nga Perandoria Osmane, Perandoria Ruse, e me e fundit Ukraina. Sot, gjurmët e asaj çfare ndodhi ne 2014, vështirë te dallohen ne rrugët e qyteteve te Krimesë.



Njerëzit vijojnë rutinën e tyre te përditshme, e duket se pak u intereson për politikat e mëdha. Por siç vet ata shprehen, jetesa për ta ka ndryshuar për mire qe pas referendumit te marsit 2014, ose siç njihet nga pjesa me e madhe e botes, aneksim qe ju be Krimesë nga Rusia.



Por pavarësisht deklarimit te deputetit Balbek, se Krimea vetëm ne këto 4 vite ka pësuar ndryshime rrënjësore, serish ajo çfarë ndodhi ne vitin 2014 cilësohet si aneksim. Por për te, ky nuk është termi i sakte.



Para së gjithash, në aspektin e së drejtës ndërkombëtare termi i saktë duhet të jetë seksion. Nuk pati asnjë aneksim, pasi të gjitha vendimet janë bërë në bazë të vullnetit të lirë të popullit të Krimesë. U zhvillua një referendum në të cilin shumica absolute e qytetarëve zgjodhën të ardhmen e tyre si pjesë e së madhes Rusi. Vendimet janë marrë nga organet legjitime të pushtetit të asaj kohe, në radhë të parë nga parlamenti i Krimesë ku vendimi i marrë gjatë referendumit u konfirmua me një vendim të institucionit më të lartë legjislativ.



Për sa u përket ndryshimeve që kanë ndodhur pas vitit 2014, me të vërtetë Krimeja dhe populli i saj janë rikthyer në atdheun e tyre historik. Ishte një ngjarje shumë e rëndësishme, e cila nuk u shoqërua me kurrfarë ?aneksioni?, fjalë kjo që ju përmendët, apo ?pushtimi?. Ishte dëshira dhe vullneti i të gjithë popullit të Krimesë.



Krimea ndoshta dhe për shume kohe do vijoi te jete ?molla e sherrit? mes Rusisë dhe pjesës tjetër te botes, përfshi edhe Shqipërinë.