Taulant Balla i përgjigjet akuzave të PD - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca nuk ka as më të voglin dyshim se akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk janë gjë tjetër veçse shantazh. Për kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, pjesë e këtij skenari nuk janë vetëm krerët e opozitës, por edhe gjykatës të korruptuar, nga frika e Vettingut.



?Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mija e kësaj historie me babalën do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar. Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t?i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit ?Forca e Ligjit? dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur?.



Por Balla thekson se shumica qeverisëse nuk do të bjerë pre e këtij presioni të paskrupullt.





Një ditë më parë në reagimin përmes rrjeteve sociale, kryeministri Rama ironizoi kryetarin e PD-së, duke theksuar se qeveria po pret me durim provën shkencore të përgjimit nga Prokuroria.