Paloka: Rama presion mbi Prokurorinë për të mbyllur hetimet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita akuzon kryeministrin Rama se po bën gjithçka për të mbyllur hetimet, pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të brendshëm për trafik droge. Nënkryetari demokrat Edi Paloka flet për një skenar kriminal, duke detyruar Prokurorinë qe te manipuloje audio përgjimin.



?Pjesa e dytë e këtij skenari është imponimi ndaj Prokurorisë të pranojë si ekspertizë të zërit të Agron Xhafajt rezultatin e paracaktuar nga vetë Edi Rama. Prandaj Fatmir Xhafaj vazhdon të qëndrojë në detyrë: për të vazhduar manipulimin dhe shkatërrimin e provave, nëpërmjet kukullave të tij në Prokurori Arta Marku dhe Donika Prela. Ka ardhur koha që, të gjithë bashkë, t?i themi ndal pengmarrjes së shtetit nga krimi! Partia Demokratike ka thirrur të shtunën tjetër më 26 Maj një protestë kombëtare për të bashkuar shqiptarët në një zë: Fatmir Xhafaj ik! Shqiptarët nuk mund të pranojnë më të qeverisen nga krimi!?



Sipas opozitës, kreu i qeverisë dhe ministri i brendshëm janë të vetëdijshëm për faktet e publikuara.



?Fatmir Xhafaj e di që zëri në përgjime është i të vëllait. E di që ?Dëshmitari X? dhe gazetari Jetmir Olldashi thonë të vërtetën. Prandaj e largoi me urgjencë të vëllain trafikant pa ua nxjerrë më parë shqiptarëve me zë dhe me figurë që ta bënin vetë identifikimin dhe të gjykonin të vërtetën. Edhe Edi Rama e di që Agron Xhafaj është koka e trafiqeve në Vlorë, prandaj gënjeu për ekspertizën e zërit dhe nuk iu përgjigj gazetarëve për emrin e agjencisë. Për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të inkriminuar, Edi Rama është bërë pjesë e skenarit për të mbuluar veprat kriminale të Fatmir dhe Agron Xhafajt?.Në këto kushte, Paloka përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve, për t?iu bashkuar protestës së opozitës të shtunën e ardhshme.