Ora News - I arrestuari për sulmin me armë përfundon në spital, familjarët: U dhunua nga policia

2018-05-20 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjarët e Besmir Gjelës, 23 vjeçarit që u arrestua pasditen e djeshme në Vlorë pasi qelloi me armë zjarri në një lokal, akuzojnë policinë për dhunim të djalit të tyre.

I riu ndodhet i shtruar në spital, në shërbimin e ORL-së në dhomën e paraburgimit, me fraktura të shumta në fytyrë. Në kartelën e tij mjekësore specifikohet politraumë.

Familjaret e Gjelës pretendojne se konflikti i djalit të tyre ka qene me disa oficere policie të Delta Forcë.

Këta të fundit, pasi e kanë përplasur me makinë, kanë shpërthyer ndaj tij me sharje dhe ofendime dhe me pas 3 prej tyre kane dale nga mjeti dhe e kane goditur me grushte.

Eraldo Gjela: Janë shumë gjëra të pasqaruara.Kërkojmë ndjesë që vëllai ka vajtur me armë por kërojmë një drejtësi shumë të fortë për një arsye të vetme, të katër personat, në fakt kanë qenë gjashtë por katër kanë qenë në makinë, kanë qenë policë në detyrë. Në momentin e ngjarjes kanë qenë civilë.

Si nisi ngjarja, makina e policisë goditi në këmbë të riun

Vëllai i Besmirit, Eraldo Ngjela, ka sqaruar për mediat sesi nisi konfklikti i të vëllauit me efektivët e policisë.

Eraldo Ngjela: Sipas thënieve të vëllait dhe avokates që ka pyetur oficerin e policisë gjyqësore, në mënyrë makabre, edhe të kishte bërë vrasje nuk do e kishin bërë ashtu.Vëllai ka qenë tek lokali i Krenar Bletës që ndodhet tek Sahati i qyteti.Ka qenë duke i hedhur benzinë motorit, ndërkohë që i është afruar një Volsvagen Passat me xhama të zinj dhe e ka goditur në këmbë. Vëllai është me katër hekura në këmbë që kohë më parë.

Dhe i ka thënë atij të Volsvagenit: Ore çfarë bëni se më thyet këmbën, se kam hekura?Ka dalë njëri nga xhami dhe e ka sharë dhe ofenduar. Në të njëtën kohë dhe vëllai e ka sharë në gjaknxehtësi.Kanë dalë tre veta nga makina, shoferi jo, dhe e kanë qëlluar me grusht rrëzë veshit.Në gjaknxehtësi e sipër ka ikur vëllai dhe ka marrë një armë, se nga e mori nuk e di, dhe është futur në lokal. Në momentin që ka hyrë në lokal, dikush nga ata i ka kapur armën dhe është shkrehur në ajër arma. Nuk e ka shkrepur vëllai.Pasi i kanë marrë armën e kanë nxjerrë jo me grushta dhe shkelma por me saldro.

Nuk kanë reshtur dhe në momentin që Fordi i policisë ka qenë prezent. Do dalin kamerat.Është fajtor por edhe ajo dhunë nuk justifikohet.Në momentin e neutralizimit ka dhe masa të tjera, ishin 15 veta atje. Jo mbanin atë, por edhe 5 si ai. Ai nuk do të vriste, nuk ishte agresiv. Djalë punëtor në punën e tij. Është e sigurt që ata i kanë rënë në qafë. Nuk e shfaqësoj vëllain tim për aktin që ka bërë por nuk dua të gënjejnë, jo u përplas me xhamin? Se të përplasesh me xhamin dhe të dalësh me tre operime, me të qepura, veshët që i rrjedhin gjak dhe hundë të thyer.

Sipas Eraldos gjendja e të vëllait është e rëndë, teksa kërkon të dalë e vërteta dhe të mos ngarkohen me përgjegjësi që nuk u takojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-arrestuari-sulmin-me-arme-perfundon-ne-spital-familjaret-u-...

Free Traffic Exchange