Report TV - Olldashi tradhtoi burimin, mbajti 4 muaj përgjimin

2018-05-20 1

Dyzetë e tetë orë pas rrëfimit kontradiktor të dëshmitarit X, Albert Veliut, i njohur edhe si ?Babalja?, Partia Demokratike zbuloi ?asin tjetër nën mëngë?, burimin e dytë të shtrenjtë, në të ashtuquajturën çështja ?Xhafaj?. Në një video-konferencë, të prezantuar nga Lulzim Basha, u shfaq Jetmir Olldashi.

Ky i fundit, që në krye të rrëfimit tha se punonte prej 16 vitesh në media si ?gazetar investigativ?, ndërsa e mbylli versionin e tij, duke thënë se ?në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta?. E vërteta është se, emri i Jetmir Olldashit nuk lidhet qoftë edhe me një investigim të vetëm gazetaresk.

Në 16 vitet e fundit të historisë së gazetarisë shqiptare, asnjë investigim serioz dhe profesional, nuk mban emrin e tij. Përkundrazi ai është e njohur më shumë si zëdhënës në disa institucione publike në kohën kur ishte në pushtet Parti Demokratike dhe si pronar e një portali të vogël ekstremist shumë afër me Partinë Demokratike.

Free Traffic Exchange