Ora News - I arrestuari për sulmin me armë përfundon në spital, familjarët: U dhunua nga policia

2018-05-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjarët e Besmir Gjelës, 23 vjeçarit që u arrestuar pasditen e djeshme në Vlorë për sulmin me armë zjarri në një lokal akuzojnë policinë për dhunim të djalit të tyre.

I riu ndodhet i shtruar në spital, në shërbimin e ORL-së në dhomën e paraburgimit, me fraktura të shumta në fytyrë. Në kartelën e tij mjekësore specifikohet politraumë.

Familjaret e Gjelës pretendojne se konflikti i djalit të tyre ka qene me disa oficere policie të Delta Forcë, të cilët pasi e kanë përplasur me makinë, kanë shpërthyer ndaj tij me sharje dhe ofendime.

"Edhe pasi e kane ndaluar, ata e kane rrahur dhe sjellë ne spital" thonë familjarët.

Ngjarja u shënua të premten në një lokal bastesh sportive në qendër të qytetit, pranë Sahatit.

Policia në njoftimin për mediat dje raportoi: "Më datë 18.05.2018, rreth orës 17:39, në vendin e quajtur ?Sahati?, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali.Nga e shtëna nuk ka të lenduar.

Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë".



Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-arrestuari-sulmin-me-arme-perfundon-ne-spital-familjaret-u-dhunua-nga-policia

Free Traffic Exchange