Lushnje, aktiviteti i karatesë, kreu i bashkisë Tushe: Ky sport promovon vlera qytetare

2018-05-19 0

Komiteti olimpik shqiptar, federata e karatesë si dhe Bashkia e Lushnjes, kanë organizuar sot në Lushnje aktivitetin e karatesë për moshat deri në 14 vjeç.

Ekipet pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin Shqipëria, Mali Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Ndeshjet u zhvilluan me sistem peshe dhe përballje direkte të sportistve djem dhe vajza.

Sporti luftarak i karatesë edukon dhe promovon vlera njerëzore qytetarë që ne duam ti shikojmë tek fëmijët tanë, e më pas tek qytetarët e ardhshëm. I uroj suksese këtij turneu dhe do ti jap gjithë mbështetjen time si kryetar bashkie, që të kthehen në traditë për bashkinë tonë këto veprimtari të tilla sportive.

Fatos Tushe, Kryebashkiak i Lushnjes
Fituese e aktivitetit u shpall sportistja, Ermelinda Dedej, e cila e arriti këtë sukses për herë të dytë, pas medaljes së artë që mori në Ballkaniaden e Serbise dy javë më parë.

Unë sot fitova sërish vendin e parë në këtë eveniment që u zhvillua në ? Lushnja Open?, dhe jam shumë krenare për këtë, dhe këtë çmim ia dedikoj profesorit tim që merret me mua. Por i them edhe bashkëmoshatarëve të mi që të merren me një sport.

Ermelinda Dede, sportiste
Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 300 sportistë nga rajoni i Ballkanit, duke treguar masivitetin e këtij sporti të ri që po merr përmasat e një sporti olimpik.

Free Traffic Exchange