Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë turit të llogaridhënies së qeverisë në Librazhd ka dhënë një përgjigje në lidhje me akuzat e opozitës ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Sipas Ballës në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli, por janë të përfshirë edhe gjyqtar të korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t?i pastrojë nga sistemi i drejtësisë.
Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mijta e kësaj historie me "Babalen" do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar.
Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t?i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit ?Forca e Ligjit? dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur.