Manastirliu inspektim në Durrës: Askush s’do orientojë qytetarët për barna jashtë spitalit!

2018-05-19 0

Durrës - ?Lista e barnave esenciale është shpallur në çdo urgjencë në spitale dhe askush nuk mund t?i drejtojë pacientët drejt farmacive për barnat që duhet t?i ketë çdo spital?.

Ministrja Manastirliu zhvilloi një inspektim të befasishëm në spitalin rajonal të Durrësit, për të parë nga afër furnizimin me barna dhe shpalljen e listave transparente, ku çdo qytetar mund të shohë se çfarë barnash ka spitali.

?Kjo është lista e barnave esenciale që duhet të jetë transparente në çdo spital rajonal. Nuk ka asnjë arsye me buxhetin që shpenzojnë spitalet për barna që këto të mungojnë. Pacientët duhet të dinë se barnat bazë janë të garantuara në çdo spital dhe nëse dikush I orienton për të marrë barna jashtë spitalit, kanë në dispozicion numra telefoni për të denoncuar çdo rast?, tha Manastirliu gjatë ndalesës në spitalin e Durrësit.

Lista e barnave esenciale është shpallur në çdo repart urgjence në spitale, në mënyrë që të sigurohet transparencë maksimale për barnat që disponon spitali dhe qytetarët të mos orientohen drejt farmacive private për alternative të të njëjtave medikamente, që duhet të garantohen në çdo spital.

Free Traffic Exchange