Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lista e barnave esenciale është shpallur në çdo urgjencë në spitale me qëllim që asnjë nga mjekët apo shefat e shërbimit t'i drejtojë pacientët drejt farmacive për ilaçet që janë për përdorim spitalor.
Ministrja Manastirliu zhvilloi një inspektim në spitalin e Durrësit, për të parë nga afër furnizimin me barna.
Manastirliu: Kjo është lista e barnave esenciale që duhet të jetë transparente në çdo spital rajonal. Nuk ka asnjë arsye me buxhetin që shpenzojnë spitalet për barna që këto të mungojnë. Pacientët duhet të dinë se barnat bazë janë të garantuara në çdo spital dhe nëse dikush I orienton për të marrë barna jashtë spitalit, kanë në dispozicion numra telefoni për të denoncuar çdo rast.
Për autoritetet e shëndetësisë, kjo është mënyrë që të sigurohet transparencë maksimale për barnat që disponon spitali.
Gjithashtu Ministrja Manastiliu është shprehur më heret se nësë mungon lista apo medikamentet, do të mbajnë përgjegjësi drejtuesit e spitaleve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/listat-e-ilaceve-esenciale-publikohen-ne-urgjencat-e-spitaleve