Një zjarr ka përfshirë një apartament në lagjen "11 Nëntori" rreth mesditës së sotme në Elbasan në katin e fundit të pallatit. Fatmirësisht, zjarri nuk ka shkaktuar dëme të shumta dhe nuk ka pasur njerëz në banesë.
Zjarri ka dëmtuar vetëm disa pajisje elekroshtëpiake dhe është mundur të mbahet në kontroll e të shuhet nga banorët e pallatit. Ndërkohë, policia po heton ngjarjen dhe shkaqet e zjarrit.