Ora News - “Me Ramën s’ka negociata”, Basha nis përgatitjet për protestën e 26 majit

2018-05-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lulzim Basha shfrytëzoi daljen e tij publike për të transmetuar dy herë live deklaratën e gazetarit Jetmir Olldashi, ku ai vetë pranoi se ishte autor i audio-përgjimit të pretenduar të vëllait të Ministrit Xhafaj.

Pas denoncimit nga gazetari Olldashi, kryetari i Partisë Demokratike tha se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë kryer veprën penale të moskallëzimit të krimit, duke iu referuar pretendimit se vëllai i Ministrit Xhafaj vijonte aktivitetin kriminal.

Basha: Fatmir Xhafa dhe Edi Rama, janë sot të dyshuar për veprën penale të mbulimit të veprimtarisë kriminale të Agron Xhafajt, të mbulimit të veprimtarisë kriminale të mosveprimit të ligjit antimafia, të mbulimit të veprimtarisë kriminale të falsifikimin të dokumentave zyrtare dhe korrupsionit të zyrtarit të lartë në detyrë. Këto janë arsyet, përse Fatmir Xhafaj vazhdon të qëndrojë në detyrë. Për të vazhduar manipulimin për të shjatërruar provat, për të intimiduar apo joshur këdo që tregon të vërtetën ashtu siç është, dhe jo ashtu siç gënjen Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.

Basha u shpreh se me kryeministrin Rama dhe Ministrin Xhafaj nuk do të ketë luftë ndaj krimit por vetëm favorizim të tij dhe për këtë huazoi një shprehje të kandidatit për president në Shtetet e Bashkuara, Robert Kenedi, për të thirrur qytetarët në protestë.

Basha:Ndaj më lejoni t?jua përsëris edhe një herë këtë ftesë sot, duke cituar siç citoi dje një mik amerikan fjalët e kandidatit për President dhe vëllait të Presidentit Kenedi, Robert Kenedi: E ardhmja nuk dhurohet, ajo është në duart tona dhe e nesërmja përcaktohet nga veprimi apo mosverpomi ynë. Ju ftoj të gjithë në protestën kombëtare, të shtunën me 26 maj në orën 11.00.

Pas këtyre akuzave, kryeministri Edi Rama reagoi përmes një statusi në facebook ku konfirmon qëndrimin e tij se audio është e sajuar.

Rama: Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t?i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!


Basha takim me krerët e degëve

Një javë përpara protestës, kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi krerët e degëve në Tiranë.

Opozita ka nisur tashmë përgatitjet për protestën e të shtunës, 26 maj.

Protesta është vendosur më datë 26 maj në orën 11:00 tek Ministria e Brendshme. Burime nga PD bëjnë me dije se nëse Fatmir Xhafaj jep dorëheqjen protesta do të zhvillohet tek Kryeministria.
Po kështu temë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet brenda PD.

Dje nga selia e PD-së, në krah të aleatëve të tij të opozitës Basha adresoi ftesën qytetarëve për tiu bashkuar kësaj proteste për largimin e qeverisë Rama.

Basha tha se nuk mund të ketë çelje të negociatave me një qeveri të lidhur me krimin dhe drogën.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-nis-pergatitjet-protesten-e-26-majit-mbledh-njerezit-ne-pd