Basha: Xhafaj të ndiqet penalisht - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata per shtyp e gazetarit Jetmir Olldashi është transmetuar edhe ne selinë e Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, deklaroi se kjo është e vërteta dhe jo deklaratat e kryeministrit Edi Rama e ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

?Rama dhe dje gënjeu duke pretenduar se ia ka bere ne Surrel ekspertizën, kur gazetaret i kërkuan ku e ka bere ekspertizën heshti dhe i beri bisht përgjigjes, Edi Rama është pjese e këtij skenari e komploti për te mbuluar veprat kriminale.?

 

Sipas Bashes lideri i mazhorances Rama e ministri Xhafaj janë përgjegjës para ligjit për moskallëzim krimi.



?Xhafaj dhe Rama janë te dyshuar per veprën penale te mbulimit te veprimtarisë kriminale te Agron Xhafajt, per antimafian dhe falsifikimin e dokumenteve.?

 

Ne kete sfond  lideri i opozitës Basha u ka bere thirrje qytetareve te protestojnë javën e ardhshme per ndarjen e krimit nga politikA.



Me herët Basha zhvilloi nje takim me kryetaret e degëve te PD per organizimin e protestës, e cila do te zhvillohet ne 26 maj ne orën 11.00