Krimet e Renda hetojne vetem audio-pergjimin

2018-05-19 0

Kallëzimi i bërë nga Agron Xhafaj ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike që bënë publik audio-përgjimin ku pretendohet se ai flet me një trafikant droge i kalon Prokurorisë për Krimet e Rënda. Dosja është deleguar të premten nga Prokuroria e Tiranës me argumentin se personat e përfshirë në hetim janë të njëjtët.

Krimet e Rënda nga ana e tyre, tre ditë më parë regjistruan një hetim për veprën penale të trafikut të drogës, nisur nga audio-përgjimi.  Veprimi i parë që kryen oficeret ishte sekuestrimi i materialit në selinë e Partisë Demokratike. Ditën e shtunë hetuesit pyeten për më shumë se 5 orë dëshmitarin Albert Veliu, i cili i qëndroi deklaratave të bërë publike në një intervistë te bërë publike nga Partia Demokratike. Sipas dëshmisë së Veliut personi me të cilin ai flet në audio-përgjim është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm , Fatmir Xhafaj. Të kundërtën pretendon Agron Xhafaj, i cili mohon që të jetë zëri i tij në atë bisedë duke pretenduar se çdo gjë është e montuar.

Të dyve u është regjistruar zëri për ta krahasuar me atë të audio-përgjimit. Grupi i prokurorëve të Krimeve të Rënda ende nuk ka vendosur se ku do të behet ekspertiza teknike. Ndërkaq tre zyrtarët e Partisë Demokratike që bënë publik audio-përgjimin do të merren në pyetje të hënën nga prokurorët e çështjes.

Free Traffic Exchange