Dërgohet për gjykim grupi i prostitucionit në Shkodër, sekuestrohet lokali i 'Tatës'

2018-05-19 1

Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar se ka dërguar për gjykim grupi i kryesuar nga Rinard Tata, dhe 10 përsona të tjerë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, pastrim të produkteve të vepres penale, dhe disa vepra të tjera penale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër përfundoi hetimet praprake të procedimit penal nr.1623, të vitit 2014, ka ngritur akuzë dhe derguar për gjykim 11 të pandehur, të cilët prej shumë vitesh kishin rekrutuar disa vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele në qytetin e Shkodrës, e më pas paratë e përfituara nga kjo veprimtari kriminale i riciklonin në aktivitetet tregtar dhe ndërtim.

Bar-restorant Tata i sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Këta përsona janë:

1.         I pandehuri Rinard Tata ( alias Federik Tota ), lindur dhe banues ne Shkoder, i arrestuar, i dënuar edhe më parë, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të:

1.         ?Shfrytezim i prostitucionit? parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem të disa femrave.

2.         ?Mbajtja e lokaleve per prostitucion? parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

3.         ?Ushtrimi pa liçence i veprimtarive financiare ?parashikuar nga neni 170/ç i K.Penal.

4.         ?Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale ?parashikuar nga neni 287 te K.Penal, duke ricikluar ne aktivitetin e tij privat, dhe ndertimtari parate e perfituara nga shfrytezimi i prostitucionit.

5.         ? Vjedhja e energjise elektrike ose impulseve telefonike ? parashikuar nga neni 137/2 te K.Penal , per qellime biznesi.

6.         ?Ndertimi i paligjshem ? parashikuar nga neni 199/a/1 te K.Penal , pasi ka ndertuar 3 kate mbi pronen e tij ekzistuese.