Ora News - Vdekja në paraburgimin e Korçës, dy policë në hetim

2018-05-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijojnë të mbeten të paqarta rrethanat në të cilat humbi jetën 27 vjeçari nga Korça, Enea Ftoj. Nën hetim janë vendosur dy punonjës policie të cilët akuzohen nga familjarët se kanë dhunuar babain e tre fëmijëve duke i shkaktuar vdekjen.

Dy ditët e ardhshme priten dhe konkluzionet e autopsisë mbi shkaqet që sollën ngjarjen e rëndë në qelitë e paraburgimit në Korçë. Të pyetur nga Ora Neës drejtuesit e komisariatit nuk pranuan të komentojnë ngjarjen.

Ndërkohë burime pranë Policisë së Korcës bëjnë me dije se 27 vjeçari, pasi është ndaluar nuk ka pranuar të marrë qetësues, për të cilat mjeku i kishte dhënë rekomandim.



Enea Ftoj është gjetur i pajetë rreth orës 7 të mëngjesit të së enjtes nga punonjës të komisariatit, ndërsa në orën 9 të po asaj dite ai do të dilte para trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat në brendësi të komisaritatit, ndërsa policia hedh poshtë pretendimet se ndaj 27 vjeçarit është ushtruar dhunë.
Ora News ka mundur te sigurojë foton e të riut teksa ai ishte arrestuar pasi i grabiti me dhunë një qytetare.

Nga kjo foto, nuk konstatohet asnjë shenjë dhunë në fytyrë, por familjarët nisur nga disa hematoma në trupin e të ndjerit dyshojnë se dhuna është shkaku i vdekjes së tij.
Enea Ftoj rezulton një person me percedentë penale. I riu është arrestuar disa herë për veprën penale të vjedhjes me dhunë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vdekja-ne-paraburgimin-e-korces-dy-police-ne-hetim

Free Traffic Exchange