Ora News - Flet gazetari që intervistoi dëshmitarin X, të audiopërgjimit me Agron Xhafaj

2018-05-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Jetmir Olldashi, që intervistoi ?dëshmitarin X?, Albert Veliu, doli në një konferencë për shtyp. Ai i ka dhene detaje ne lidhje me Veliun dhe audio-pergjimin me Agron Xhafajn.

Deklarata e plote


Të dashur kolegë gazetarë,

Më lejoni ta nis me prezantimin tim për ata që nuk më njohin, Unë jam Jetmir Olldashi dhe punoj prej 16 vitesh në media si gazetar investigativ.

Pas publikimit ne media te emrit tim per intervisten me Albert Veliun, i njohur ndryshe si deshmitari X, jam sot para jush per t?ju informuar ju dhe përmes jush mbarë opinionin se intervista me deshmitarin x, është pjesë e një investigimi gazetaresk të kryer nga unë mbi drogen dhe trafikantet e droges ne qytetin e Vlores gjatë muajve të fundit!

Historia e ketij investigimi fillon pasi u telefonova nga një burim i cili më tha se donte të më njihte me një person që kishte të dhëna lidhur me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Burimi më dërgoi një numër telefoni.

E kam telefonuar personin të cilin ju tashmë e njihni me emrin Albert Veliu. Kam dëgjuar rrefimet e tij mbi situatën e drogës në Vlorë, dhe pas disa takimesh vendosa të shkoja në terren.

Njoftova emisionin dhe televizionin në të cilin punoja dhe shkova në Vlorë me Albert Veliun. Gjatë këtij udhëtimi shkuam në lokalin e Agron Xhafajt. Alberti pyeti disa herë stafin e lokalit per të, çka më la të kuptoja se kishte njohje të vjetër, ishte i afert dhe injohur per njerezit aty ne lokal! Agron Xhafaj nuk ishte ne lokal ne ato momente.

Pas kësaj, kur u larguam nga lokali, Albert Veliu telefonoi në praninë time numrin 0672014472 për të cilin më tha se është Agron Xhafaj të cilin e thërriste Pasha. Numrin e verifikova në True Caller dhe rezultoi qe ishte i regjistruar me emrin Goni Xhafaj!

Pas bisedes telefonike Albert Veliu u kthye ne lokal, nderkohe qe unë qëndrova në lokalin përballë. Theksoj se në të gjitha takimet i kisha dhënë një pajisje regjistruese Albert Veliut.

Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafaj (Gonin) dhe unë i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha dhënë.

Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Veliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/flet-gazetari-qe-regjistroi-deshmitarin-x

Free Traffic Exchange