Ora News - Tatimet paralajmërojnë aksionin në bregdet, ja gjobat

2018-05-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisja e sezonit turistik ka bërë që dhe organet tatimore të programojnë aksionin e kontrolleve të operatorëve që operojnë përgjatë bregdetit. Drejtoria e Tatimeve ka paralajmëruar të gjitha subjektet që të zbatojnë detyrimet ligjore, duke e vënë theksin te lëshimi i kuponit tatimor, afishimin e çmimeve dhe regjistrimin e punonjësve ose në të kundërt do të përballen me penalitete.

Për rastet e mungesës së kuponit tatimor subjektet rrezikojnë gjobë 50 mijë lekë deri në bllokim të aktivitetit nëse përsëritet e njëjti veprim për së dyti.

Përsa i përket regjistrimit të punonjësve qofshin me kohë të pjesshme ose të plotë, gjoba nëse konstatohen individë të padeklaruar është 200 mijë lekë ndërsa për biznesit e vogël 50 mijë lekë.

Një tjetër aspekt ku do të përqëndrohet aksioni është edhe afishimi i çmimeve të produkteve si një masë kundër abuzimeve me turistët. nëse konstatohet se ccmimet nuk afishohen në vend të dukshëm gjoba shkon në 50 mijë lekë për biznesin e vogël në 100 mijë lekë për biznesin e madh.

Sa i përket subjekteve të paregjistruara, Administrata i ka të paraqiten pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasi në të kundërt do të penalizohen me bllokim të mallrave dhe kalimin direkt në TVSH.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tatimet-paralajmerojne-aksionin-ne-bregdet-ja-gjobat