9 kërkesa për hotele me 5 yje - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Biznesi shqiptar ka kthyer sytë nga turizmi, e konkretisht drejt ndërtimit të hoteleve me 5 yje. Ministri Brendi Klosi në një intervistë për Vizion Plus thotë se në zyrën e tij janë paraqitur 9 aplikime, të cilat janë në verifikim nga ekspertët, lidhur me statusin që ata do të duhet të përfitojnë, duke u përjashtuar nga një sërë taksash.



?Realisht në zyrën time kanë ardhur 9 aplikimet e para. Ne jemi duke i verifikuar nëse ato përmbushin statusin e investitorit strategjik dhe bashkëpunimet që ata kanë me emra të njohur të fushës. Dua të them se interesi ka qenë nga bizneset shqiptare, ndërsa sqaroj se statusin special, pra përjashtimet nga taksat e përfitojnë vetëm investimet e reja që do të behën në këtë fushë dhe jo ato ekzistueset. -thotë Klosi



Qeveria u detyrua që të ndërmarrë një nisëm të tillë, për të stimuluar sektorin e turizmit, i cili ka njohur rritje të ndjeshme nga viti në vit. Por nëse e pyet ministrin e turizmit se cili është shqetësimi kryesor i tij për këtë sezon ai përgjigjet:



?Shqetësimi im është se a do të mund të përballojmë dot fluksin e turistëve këtë sezon? Në çdo vit refuzojmë nga turoperatorët 25-30 % të kërkesës, çka do të thotë se ende se s?jemi plotësisht gati për të pritur të gjithë të interesuarit.?



Për ministrin pritshmëritë për këtë vit janë të larta. Synohet që numri i turistëve të kalojë 8 milion.



?Numri i turistëve që vizituan Shqipërinë një vit më parë arriti në 6.7 milion. Risia ishte se kishte një larmi pasaportash nga vende të ndryshme të botës dhe kjo është pozitive. Duke qenë konservator, mund të them se rritja për këtë viti do të jetë 15 % më e lartë.?





Sfida kryesore e turizmit vendas është rikthimi i turistëve në Shqipëri. Por që të arrihet kjo, nevojitet një rritje e investimeve e shoqëruar me përmirësim të ndjeshëm të shërbimeve në zonat turistike.