Ora News - Meta takon fëmijët jetimët me rastin e ditës së tyre

2018-05-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, organizoi një pritje me fëmijë dhe të rinj jetimë, në kuadër të 20 majit, ?Dita Kombëtare e Jetimëve?.

Presidenti Meta zhvilloi një bisedë të ngrohtë me fëmijët dhe të rinjtë e pranishëm, duke ju shprehur mbështetjen e tij të pakursyer, teksa vlerësoi edhe sloganin që kishin zgjedhur: ?Shqipëria pa jetimë edhe më pranë BE-së?.

Ilir Meta: ?Ne në fakt kemi qenë një komb jetim për një kohë të gjatë derisa kemi gjetur veten dhe besoj se tani nuk jemi një komb i tillë, jemi një komb shumë më i sigurt për të ardhmen e tij. Jemi anëtarë në NATO, jemi pranë Bashkimit Evropian dhe shpresojmë të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian.

Sigurisht, që duhet të marrim më shumë përgjegjësi për të krijuar një ambient më të sigurtë, më frymëzues e më angazhues për të rinjtë e për fëmijët që ëndrrat e tyre t?i shohin të realizueshme pikërisht në këtë mjedis.

Secili mund të ketë një fatkeqësi apo aksident në jetë. Kjo nuk varet nga asnjë prej nesh. Por ajo që varet prej nesh është që ta duam jetën, të mos dorëzohemi para vështirësive dhe jo vetëm kaq, por t?i sfidojmë këto vështirësi dhe të arrijmë vërtet të kontribuojmë në shoqëri me aftësitë tona, me talentin, por edhe me mirësinë dhe dashurinë tonë.

Unë jam pranë jush për çdo aktivitet, për çdo mbështetje, për çdo promovim, për çdo ndërgjegjësim me çdo institucion shtetëror apo vendor për gjithçka që ju të keni nevojë. Më konsideroni edhe mua pjesë e familjes suaj, që është një familje më e madhe dhe më e fortë se familjet e zakonshme?, - u shpreh Presidenti Meta.

Statistika në Shqipëri tregojnë së janë mbi 29 mije fëmije jetimë. Një pjesë e tyre jetojnë në qendra rezidenciale, të tjerë marrin shërbime shëndetësore.

Ajo që ngrihet si shqetësimin për këtë kategori lidhet me mbështetjen pas përfundimit të arsimit bazë, pasi shumica e tyre ndeshet mes pikëpyetjeve dhe vështirësive në tregun e punës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-takon-femijet-jetimet-me-rastin-e-dites-se-tyre