Me motivacionin, ?për kontribut të " />
Me motivacionin, ?për kontribut të "/>

Ora News - Michael Granof merr "Doctor Honoris Causa": Të mos lejojmë ikjen e të rinjëve

2018-05-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me motivacionin, ?për kontribut të çmuar në nxitjen dhe zhvillimin e ekonomisë kulturës dhe arsimit?, Universiteti i Tiranës i akordoi titullin ?Doctor Honoris Causa?, Michael Granof, Kryetar i Bordit të Fondacionit, Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Teksa ishte mirënjohës për titullin e akorduar, Granof tha se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara e këtë moment e krahasoi me 23 vite më parë, kur kishte vizituar Shqipërinë. Por ai drejtoi një thirrje:

Granof: ?Të gjithë ne të veprojmë në kuadrin e sfidave pa trajtë shumë të qartë; si emigrimi e largimi i trurit, dhe korrupsioni sistematik. Sot Shqipëria po përballet me largimin e trurit në formën e ikjes së shumë prej të rinjve të saj të talentuar. Mijëra njerëz votën e tyre po e shprehin përmes largimit, sepse nuk shohin më të ardhme këtu. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të krijuar një vizion që do ta ndalojë këtë vërshim dhe që do t?i sjellë përsëri njerëzit në vend. Duhet të japim një arsye për të qenë optimist. Duhet të sigurojmë shpresë?

Granof, si sfidë për Shqipërinë renditi dhe luftën ndaj korrupsionit.

Granof: ?Ne do ta kuptojmë që diçka e tillë po ndodh kur emra të njohur të fillojnë të përballen me drejtësinë. Zhvillimi është rrugëtim dhe jo pikëmbërritje dhe këto dy çështje po na pengojnë të gjithëve?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/michael-granof-merr-doctor-honoris-causa-te-mos-lejojme-ikjen-e-te-rinjeve

Free Traffic Exchange