Ora News - Punimet në verë, Leli: Normale, sa herë shkoj në Vjenë, kisha e mbuluar me skela

2018-05-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, u pyet se pse punimet në infrastrukturë bëhet gjatë sezonit veror, duke theksuar se ky fenomen është normal për një qytet. Ai tha se sa herë kishte vizituar Vjenën, kishte parë që kisha e Shën Stefanit atje ishte në proces restaturimi.

Diskutimi:

Sulçe: Vlora është kthyer në kantier ndërtimi aktualisht

Leli: Unë do t'ju them që projekti më i rëndësishëm në këtë qytet është Bulevardi "Ismail Qemali".

Sulçe: Por në këtë periudhë bllokohet trafiku në këtë qytet.

Leli: Pjesa më e rëndësishme e trafikut është e lirë. Bulevardi "Ismail Qemali" është një nga investimet e rëndësishme dhe dua ta promovoj. Mund t'ju them se të gjesh punime në një qytet është më se normale.

Sulçe: Pse i lini për këtë moment?

Leli: Sa herë kam vizituar Vjenën...

Sulçe: Edhe ju krahasim me Vjenën...

Leli: Nuk e kam parë Kishën e Shën Stefatit të pa mbuluar me skeleri. Punohet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punimet-ne-vere-leli-normale-sa-here-shkoj-ne-vjene-kisha-e-mbuluar-me-skela