Kur bëhet bashkë tradita popullore italiane me atë shqiptare, grupi folklorik i Sardenjës në Tiranë

2018-05-18 6

Tradita është ajo që na vjen nga e shkuara, por që na bën të ecim përpara. Një komb nuk ka identitet pa të, ndaj ajo shërben si një trampolinë e tëra për tu eksploruar. E bukur është kur një vend njihet me tradita të reja, e është pikërisht kjo ajo që Grupi Orosei nga Sardenja solli në vendin tonë.

Një gërshetim interesant mes folklorit shqiptar dhe atij italian bëri bashkë 21 përfaqësues të muzikës dhe valleve tradicionale të Oroseit me një pjesë të Ansamblit popullor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Orosei është një vend i vogël, i vendosur në bregun lindor të Sardenjës, i cili ruan mirë traditat e zakoneve, të valleve, muzikës, këngëve dhe i eksporton ato në vende të tjera të botës. Shumë të njohura dhe të famshme në Orosei janë këto këngë të cilët ruajnë me xhelozi pjesët e vjetra në latinisht apo në gjuhën sarde, të kënduara nga 4 të rinj dhe shoqëruar nga grupi i valleve.

Gjithmonë duke ndjekur traditën, vjen një interpretim në instrumente, të cilët janë të panjohur për kultura të tjera. Një tingull i veçantë nga një instrument thuajse i padukshëm, i cili bashkohet me të tjerë instrumente për të krijuar një melodi tepër të veçantë.

Free Traffic Exchange